LAJMI I FUNDIT:

“Isha katër minuta me vonesë”, i mbijetuari i Holokausit i shpëton vdekjes për herë të dytë (Video)

“Isha katër minuta me vonesë”, i mbijetuari i Holokausit i shpëton vdekjes për herë të dytë (Video)

Judah Samet i shpëtoi vdekjes pasi mbërriti katër minuta me vonesë në Sinagogën “Pema e jetës” ku pak ditë më parë ndodhi tragjedia ku mbetën 11 të vdekur.

Sipas mediave, 80-vjeçari i cili më shumë se 70 vjet më parë i kishte shpëtuar vdekjes në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsenit në Gjermani u përball me vdekjen në vendin ku gjeti strehim pas Luftës së Dytë Botërore.


“Unë mbijetova për herë të dytë”, u shpreh 80-vjeçari mbas sulmit që ndodhi në sinagogën Hebraike “Pema e jetës”.

Judah Samet i mbijetuari i Holokausit nazist pasi u arratis nga kampi i përqendrimit të Bergen-Belsenit në Gjermani gjeti strehim në SHBA, prej rreth 4 dekadash është pjesë e Sinagogës në qytetin e Pittspurg ku është si këngëtarë me kohë të pjesshme, vend ku ai drejtonte lutjet dhe një pjesë të adhurimit.

Ditën e shtunë ai nisi rutinën e tij siç çdo të shtunë tjetër – u nis për në sinagogë, por atë ditë kur ndodhi masakra, ai u vonua.

Atë ditë para nisjes ai pati një bisedë në telefon me sanitaren e godinës pasi ajo pastronte shtëpinë ku i moshuari banonte i vetëm.

Shtëpia e tij ndodhet vetëm disa minuta larg Sinagogës së hebrenjve në Pitsburg, përcjell Shqiptarja.

“Në vend që të arrija në 9:46 arrita aty rreth 9:50“ u shpreh i moshuari Judah Samet.