Ish-ylli i Bayern Munichut përfshihet në një përleshje me tifozët gjatë Oktoberfest shkaku i Galatasarayt

Leroy Sane u largua nga Bayern Munich këtë verë për t’iu bashkuar Galatasarayt, një transferim që nuk u prit mirë nga disa tifozë të klubit bavarez.
Sulmuesi gjerman, kontrata e të cilit kishte skaduar pas pesë vitesh qëndrimi në Munich pas transferimit nga Manchester City dhe që kishte vendosur të mos e rinovonte, nënshkroi një kontratë trevjeçare me klubin turk.
Në një intervistë për Bild, Sane rrëfeu një incident të pakëndshëm që i ndodhi të dielën e kaluar, teksa ishte duke marrë pjesë në festivalin e famshëm të Oktoberfest në Mynih.
Sipas deklaratës së tij, një tifoz i Bayernit e ofendoi për shkak të kalimit te Galatasaray.
“U provokova dhe u fye personalisht për një kohë të gjatë brenda tendës së festivalit. U ofendua edhe Galatasaray. Në atë atmosferë të tensionuar, u shtyva dhe më pas ndodhi një përplasje e shkurtër”.

Futbollisti shprehu keqardhje për reagimin e tij, duke pranuar se duhej ta kishte menaxhuar situatën ndryshe.
“Sigurisht që duhej të qëndroja i qetë dhe të mos u përgjigjesha provokimeve. Kam nxjerrë mësim nga kjo”, ka deklaruar Sane.
Karriera e tij në Turqi ende nuk ka marrë hovin e pritur, megjithëse ai ka dhënë shenja pozitive, me një gol dhe tre asistime në nëntë paraqitjet e tij të para.
Megjithatë, klubi aktualisht kryeson renditjen dhe konsiderohet favorit për ta mbrojtur titullin kampion.
Sane u largua nga Munichu pavarësisht se kishte bërë 48 paraqitje nën drejtimin e Vincent Kompany sezonin e kaluar, duke hyrë nga stoli në 22 prej tyre në të gjitha kompeticionet./Telegrafi/


































