LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i United: Mourinho po të ishte nga çokollata do ta hante vetën

Ish-trajneri i United: Mourinho po të ishte nga çokollata do ta hante vetën

Tommy Docherty, ish-trajneri i Manchester United, nuk është tifoz i Jose Mourinhos, por as i ish –skuadrës së tij.

Ai ka folur për shumë raste që ia ka djegur zemrën pasi e la punën në skuadrën e madhe angleze.


“Jose Mourinho? Ka punuar mirë, por nëse do të ishte i bërë prej çokollatë do hante veten. Vetëm shihni se sa para ka shpenzuar! Ferguson e shiti Pogban për rreth 1 milion dhe ai shpenzoi një shifër të çmendur për ta blerë përsëri. Kjo është të bësh biznes siç duhet apo jo?”, tha skocezi.

Ai fitoi trofe me Unitedin

Ai ka qenë trajner i United nga viti 1972, deri në vitin 1977, por duket se që atëherë nuk ka shumë marrëdhënie të mira me “Djajtë e kuq”.

“Chelsea më ka dërguar dhurata Krishtlindjeje gjatë 18 viteve të fundit që mund të kenë kushtuar rreth 300 funte. Ky është një gjest fantastik dhe unë shkoj t’i shoh në stadium rreth katër herë në vit”.

“Ka klube të mëdha që sillen si klube të mëdha, ndërsa ka klube të mëdha që sillen si klube të vogla”.

​Dhjetë lojtarët që kanë shitur më së shumti fanella deri më tani në sezonin 2016/17 (Foto)
Lexo po ashtu ​Dhjetë lojtarët që kanë shitur më së shumti fanella deri më tani në sezonin 2016/17 (Foto)

“Nuk kthehem më për të parë Unitedin në stadium që pasi filluan të më kërkonin biletën e hyrjes rreth tre vite më parë”.

“Më dërguan një faturë prej 88 funte për dy bileta dhe aty mbaroi gjithçka për mua. Nëse dua të shoh një ndeshje në Mançester, u telefonoj atyre të Cityt dhe ata me gjejnë gjithmonë një vend në stadium”, ka thënë ish-trajneri i United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori