LAJMI I FUNDIT:

Ish-sulmuesi i Prishtinës, Basit Khalid tregon tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit në Durrës

Ish-sulmuesi i Prishtinës, Basit Khalid tregon tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit në Durrës

Sulmuesit gjigant, Basit Khalid i shtohet edhe një eksperiencë gjatë aventurës së tij në trojet shqiptare.

Ish-sulmuesi i Prishtinës që kaloi te Teuta në verë, u “shkund” nga tërmeti i mëngjesit të së martës, që goditi më së shumti pikërisht qytetin e skuadrës së Khalid, Durrësin.


Duke rrëfyer tmerrin që përjetoi në ato momente, Khalid ka treguar për gazetën se si i ka shpëtuar më të keqes.

Basid Khalid largohet nga Prishtina, kalon te Teuta e Durrësit
Lexo po ashtu Basid Khalid largohet nga Prishtina, kalon te Teuta e Durrësit

“Tërmetin sigurisht që e kam ndjerë dhe më ka tronditur, mirëpo unë fatmirësisht nuk jam lënduar”, deklaroi Khalid për Gazetën Olle.

“Atë mbrëmje, unë dola me shpejtësi pas tërmetit dhe më pas qëndrova jashtë”, shtoi ai.

Khalid sa ishte pjesë e Prishtinës

Ditën fatkeqe Khalid e ka kaluar me shokët e skuadrës.

Më pas ai është larguar nga Durrësi, pasi që tërmetet e atjeshme ishin të vazhdueshme dhe situata rëndohej gjithnjë e më shumë.

“Unë kam qëndruar vazhdimisht me shokët e skuadrës”, tregon Khalid.

“Ditët e fundit nuk i kam kaluar në Durrës, pasi që tërmetet kanë qenë të njëpasnjëshme”, shtoi ai.

Khalid me fanellën e Teutës së Durrësit

Ganezi ka shprehur keqardhjen e tij për këtë tragjedi që i ndodhi kombit shqiptar.

Numri i viktimave që la pas tërmeti tragjik i Shqipërisë ka shkuar në 50.

Futbollisti i Teutës së Durrësit rrëfen tmerrin e përjetuar natën e tërmetit, tregon si arriti t’i shpëtojë familjarët
Lexo po ashtu Futbollisti i Teutës së Durrësit rrëfen tmerrin e përjetuar natën e tërmetit, tregon si arriti t’i shpëtojë familjarët

Shifrën e ka dhënë sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.

Në total janë pak më shumë se 900 të plagosurit, nga të cilët 41 janë ende të shtruar në spital.