Ish-presidenti i Boca Juniors, president i Argjentinës

“Ai ka bërë një punë të mrekullueshme te Boca Juniors kur ishte president i klubit. Kështu që, kemi besim të madh tek ai. Të gjithë jemi të bindur se do të jetë një president i mirë, pasi punë të madhe ka bërë edhe si kryebashkiak i Buenos Airesit”, ka thënë tifozi i Bocas, Diego Bertoni (44), i cili mban një dyqan të këpucëve në qendër të Buenos Airesit, shkruan kohaditore.
Falë Macrit, stadiumi i njohur si “La Bombonera” ku luan Boca Juniors, është i ngjyrosur me ngjyrat e klubit: verdhë e kaltër. Po ashtu në kohën e Macrit, popullaritet të madh ka pasur edhe muzeu i Bocas dhe dyqani i dhuratave, që vizitohej shumë nga tifozët.
Ky ishte vendi ku janë lindur legjendat si Diego Armando Maradono. Por, gjithashtu edhe vendi që një njeri të thjeshtë si Macrin (56), e ka shndërruar në biznesmen të suksesshëm, pastaj zyrtar futbolli dhe së fundi si politikan.
















































