Amir Rrahmani ‘pushton’ mediat italiane pas supergolit me Napolin

Amir Rrahmani ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Napolit ndaj Arisit, duke realizuar një gol spektakolar në miqësoren e fituar 6-2.
Kapiteni i Kosovës ishte titullar dhe luajti 70 minuta në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini”, ndërsa një ditë pas ndeshjes paraqitja e tij ka marrë vëmendje të veçantë në mediat italiane.
Corriere dello Sport e ka vlerësuar lart mbrojtësin kosovar, duke theksuar rolin e tij prej lideri dhe rëndësinë që mund të ketë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri.
“Rrahmani meriton të përmendet veçanërisht. Shënoi nga distanca dhe, mbi të gjitha, pati një paraqitje prej lideri në një moment shumë të vështirë për mbrojtjen”.
🚨⚽| GOAL: WHAT AN AMAZING GOAL BY AMIR RRAHMANI!!!!
Napoli 1-0 Aris
Source: @futballcenta https://t.co/oWdCKJvkiC pic.twitter.com/eNXuhZ9Vn9
— Napoli Club Nigeria 🇳🇬 🏆 🏆 🏆🏆✨ (@SSCNapoliNGA) August 12, 2026
“Ishte i përqendruar, intensiv, i vëmendshëm në mbulim dhe në ndërtimin e aksioneve”, shkruan mediumi italian.
Rrahmani e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të, duke shënuar për 1-0 me një goditje nga distanca.
Për Napolin më pas realizuan Scott McTominay, Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca, të cilët shënuan nga dy gola secili, duke kompletuar fitoren bindëse 6-2./Telegrafi/
















































