LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Hondurasit arrestohet me kërkesë të SHBA-ve

Ish-presidenti i Hondurasit arrestohet me kërkesë të SHBA-ve

Policia e Hondurasit ka arrestuar ish-presidentin Juan Orlando Hernandez, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij, shkruan Al Jazeera.

Hernandez u arrestua pas tri javëve, pasi braktisi funksionin e presidentit pas më shumë se një viti akuza nga gjykata amerikane, për lidhjet e tij me tregtinë e drogës, transmeton Telegrafi.


Gjykata në Honduras ka lëshuar urdhër-arrestin për Hernandezin (2014-2022), ekstradimin e të cilit SHBA-të e kërkuan nën akuzat për tregti me drogë, ka njoftuar zëdhënësi i gjykatës së Hondurasit.

Gjykata është ajo që vendosë nëse do të lëshohet urdhër-arresti, dhe për një gjë të tillë janë urdhëruar autoritetet kompetente, tha ndër tjera zëdhënësi gjatë një konference për media.

E rreth 600 policë rrethuan shtëpinë e Hernandezit, kur SHBA-të ia dorëzuan autoriteteve të Hondurasit kërkesën për ekstradim.

Pas më shumë se një viti spekulime, Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht kanë kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Hernandezit, i cili tri javë më parë u largua nga posti që e ushtronte – pra i presidentit.

Ai u largua nga shtëpia i rrethuar nga policia me pranga në duar dhe jelek antiplumb. U fut në veturën e policisë dhe u nis për në stacionin e policisë. E një helikopter i policisë qëndronte në gjendje gatishmërie, që dukej se po përcillte konvojin.

Ministri i Sigurisë, Ramon Sabian, të cilin Hernandez e shkarkoi nga posti i shefit të policisë nacionale gjatë vitit 2014, tha se Hernandez ishte dakorduar të bëjë “tregti me kartelët e drogës dhe të korruptoj shumë institucione publike, gjë që erdhi edhe deri të një përkeqësim i situatës sociale dhe të shemb sistemin e drejtësisë”.

Ai shtoi se akuzat që rëndojnë mbi Hernandezin nga SHBA-të janë tregtia me drogë, përdorimi i armëve gjatë tregtisë me drogë.

Gjykatësit amerikanë në New York disa herë kanë akuzuar Hernandezin, se ka qenë bashkëpjesëmarrës gjatë kohës kur po gjykohej vëllai i tij në vitin 2019 për tregti me drogë – duke theksuar se kulmin e karrierës politike e arriti duke përfituar nga shitja e drogës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori