Ish-portieri i Lokomotivës së Leipzigut të Gjermanisë, Pascale Gaedke, është gjetur i vdekur në pishinën e një ndërmarrje ndërtimi.

Klubi njoftoi se të gjithë ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur.


Sipas informacioneve të para nga mediat gjermane, portieri 20-vjeçar i klubit të futbollit Libertvolkwitz u gjet në pishinë së bashku me dy burra të tjerë, transmeton KosovaPress.

Policia nuk ka komentuar nëse burrat ishin nën ndikimin e alkoolit ose narkotikëve, dhe deri më tani dyshohet të jetë helmim me dioksid karboni.

Shkaku i saktë i vdekjes së sportistit të ri do të dihet pas obduksionit.

telegrafi sport app