LAJMI I FUNDIT:

Ish-polici vritet me silenciator në Tiranë: Vrasje me paramendim (Video)

Ish-polici vritet me silenciator në Tiranë: Vrasje me paramendim (Video)

Një tjetër atentat ka ndodhur në Tiranë. Ajet Zeqaj nga Tepelena, rreth 35 vjeç, është vrarë me armë zjarri silenciator. Bëhet e ditur se vite më parë ka qenë punonjës policie. Zeqaj kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca.

Burime pranë Policisë së Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në sheshin Willson.


Dyshohet se është ngjarje kriminale e menduar, pasi viktimës i është ngritur një pritë, e atentati ka ndodhur në një zonë të pandriçuar midis dy pallateve.

Sipas dëshmive, dyshohet se autori ka qenë i maskuar me një kapele dhe ka lënë në vendin e ngjarjes armën e krimit.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë që ka nisur pyetjen e personave që kanë qenë në lokal. /Shqiptarja/