LAJMI I FUNDIT:

Ish-përfaqësuesi i BE në Kosovë: Situata në veri mund të shmangej, Qeveria Kurti të jetë e kujdesshme

Ish-përfaqësuesi i BE në Kosovë: Situata në veri mund të shmangej, Qeveria Kurti të jetë e kujdesshme

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri.

Feith u shpreh se tërheqja e përkohshme e policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.


“Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë”, tha Feith.

Ai shtoi se  gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik.

Kurti për BBC: Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën – SHBA dhe BE-ja aleatë të pakontestueshëm
Lexo po ashtu Kurti për BBC: Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën – SHBA dhe BE-ja aleatë të pakontestueshëm

“Nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën. Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”, tha zyrtari i lartë.

Feith tutje shtoi se situata në veri mund të ishte shmangur. Ai u shpreh se ajo që ndodhi nuk e kishte habitur, pasi e njëjta situatë kishe ndodhur në 2011 kur ai ishte përfaqësues i BE.

Feith rekomandoi Qeverinë e Kosovës të jetë më e kujdesshme në kushtet kur aleati më i madh strategjik i Kosovës, SHBA është bërë shumë kritike ndaj saj.

“Doja të vija theksin te fakti që SHBA që gjithmonë kanë qenë aleati më i ngushtë i Kosovës, tani janë bërë shumë kritike dhe kjo është shenjë e keqe. Kjo duhet ta bëjë qeverinë të mendojë lidhur me qasjen, duhet të jetë më e kujdesshme”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori