0Shares

Paul Hellyer, i cili mbikëqyrte forcat mbrojtëse kanadeze në vitet 1960, ka dalë dhe ka thënë se Illuminati është një entitet i vërtetë dhe po kontrollon botën – duke e bërë atë zyrtarin më të lartë të një qeverie në mbarë botën që e bënë këtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hellyer ka thënë se beson që elita e botës kishte teknologjinë për të ndryshuar efektet e ndryshimeve klimatike, por po e mbante larg nga publiku.

Kur u pyetën pse, Hellyer tha se Illuminati donte të ndihmonte industrinë e naftës.

Iluminatët janë një grup që teoricienët e konspiracionit pohojnë se kontrollon çështjet e botës dhe ekonominë, dhe anëtarët e saj vijnë nga bota e politikës, biznesit dhe argëtimit.

Sipas Hellyer, shumë anëtarë të Illuminatit kanë aksione në atë se sa mirë industria e naftës performon financiarisht.

“Kemi një grup të fshehtë që aktualisht po drejton botën dhe ata kanë arritur të mbajnë këtë teknologji ‘të fshehur’ derisa ata mund të fitojnë të hollat miliardëshe të aseteve të naftës”, tha Hellyer.

“Dhe kjo nuk do të ndryshojë deri sa qindra mijëra njerëz të bashkohen së bashku dhe të thonë: Duhet të sqaroni, të na tregoni se çfarë po ndodh dhe të ndryshoni prioritetet tuaja për të shpëtuar botën për brezat e ardhshëm, në vend se ta futni në luftëra”.

Ish-ministri kanadez i Mbrojtjes, njihet edhe për teori tjera konspirative.

Ai gjatë një interviste më parë kishte thënë se “janë të paktën katër lloje të jashtëtokësorëve që vizitojnë për mijëra vite Tokën”.

Kur gazetarja e kishte pyetur se pse mendon se UFO-t janë realë, Hellyer kishte thënë me vetëbesim: “Sepse e di se po”!

Ai kishte shtuar se aktivitetet e tyre janë rritur në dekadat e fundit, pikërisht në momentin kur njerëzit e shpikën bombën atomike.

Ish-ministri kishte pohuar se jashtëtokësorët janë “shumë të shqetësuar në lidhje me mundësinë e ripërdorimit të bombës atomike, sepse universi është unik dhe kjo nuk ndikon vetëm te njerëzit në Tokë, por edhe te llojet tjera në univers”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)