LAJMI I FUNDIT:

Ish-marinsi amerikan: Kim Jong-un duhet sulmuar me iPhone, jo me bomba

Ish-marinsi amerikan: Kim Jong-un duhet sulmuar me iPhone, jo me bomba

Një ish-marins amerikan ka dhënë një këshillë interesante për SHBA-të dhe të gjithë ata që duan të sulmojnë Korenë e Veriut.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, lideri Kim Jong-un, gjegjësisht vendi i tij nuk duhet sulmuar me bomba, por me iPhones.


Përmes një cicërime në Twitter, ai ka shkruar: “Hidhni 25 milionë iPhone mbi Korenë e Veriut dhe lidhini me wireless”.

Kjo pasi që sipas tij, shoqëria në shtetin komunist është e mbyllur dhe nuk e ka idenë se çfarë është duke ndodhur në botë. /Telegrafi/