LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Man United shënon gol të jashtëzakonshëm nga 40 metra në Kupën e Kombeve të Afrikës

Ish-lojtari i Man United shënon gol të jashtëzakonshëm nga 40 metra në Kupën e Kombeve të Afrikës

Ish-sulmuesi i Manchester United, Bebe, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm  nga gjuajtja e lirë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

33-vjeçari i cili ka lindur në Portugali, ishte pjesë e formacionit startues për kombëtaren e Cape Verdes në duelin ndaj Mozambikut, në atë që ishte ndeshja e dytë e tyre në fazën e grupeve.


Në minutën e 32-të, Cape Verde fitoi një gjuajtje të lirë nga një distancë prej 40 metrave, të cilën e mori përsipër ta ekzekutonte Bebe.

Ndonëse askush nuk mundi ta besonte në pamje të parë, gjuajtja e tij fantastike ishte e pandalshme për portierin e Mozambikut, Ernan.

Shpejtësia e madhe e topit bëri që ai të mos kishte asnjë mundësi të reagonte dhe kësisoj topi përfundoi në rrjetë.

Bebe ka pasur një karrierë jashtëzakonisht të pasur, teksa gjatë viteve ka luajtur për ekipe të ndryshme, ku vlen pra të theksohet koha e tij tek Manchester United.

Ai luajti në Angli përgjatë viteve 2010-2014, mirëpo nuk arriti që të lë shenja dhe për këtë arsye sot e kësaj dite llogaritet si një ndër transferimet më të dështuara të “Djajve të Kuq”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori