LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Man United ka frikë se mund të detyrohet të blejë një klub për t’i siguruar vetes një pozitë si trajner

Ish-legjenda e Man United ka frikë se mund të detyrohet të blejë një klub për t’i siguruar vetes një pozitë si trajner

Ish-ylli i Manchester United, Dwight Yorke, ka frikë se ai mund të detyrohet të blejë një klub, në mënyrë që t’i sigurojë vetes një pozitë si trajner.

Yorke është cilësuar si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, pasi luajti një rol të madh në tripletën që Manchester United e fitoi në vitin 1999 nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.


Pas largimit nga “Old Trafford”, Yorke ka luajtur për ekipe si Blacbkurn Rovers, Birimingham City, Sydney FC dhe Sunderland.

Sidoqoftë, përkundër karrierës së tij të mrekullueshme si lojtar, Yorke ka hasur në vështirësi që të gjejë një punë si trajner, pasi eksperienca e tij e vetme ka qenë me ekipin australian Macarthur FC në 2022.

Dwight Yorke gjatë prezantimit të tij si lojtar i United

Në një intervistë së fundmi për Daily Mirror, Yorke ka pranuar se ai mund të detyrohet të blejë një klub në mënyrë që të bëhet trajner përsëri.

Pep Guardiola zbulon pse ai ‘ndihet keq’ për Man United para derbit të Mançesterit
Lexo po ashtu Pep Guardiola zbulon pse ai ‘ndihet keq’ për Man United para derbit të Mançesterit

“Është folur shumë për këtë në vitet e kaluara. Njerëzit që i kam takuar në futboll, ne kemi biseduar rreth kësaj mundësie”, ka thënë Yorke.

“Por, po blerja e një klubi është diçka që mendoj se të gjithë duhet ta shikojmë sa i përket përpjekjeve tona për ta ngritur veten në botën e futbollit. Është natyrisht një pyetje e vështirë, por unë do ta përqafoja plotësisht, nëse do të ndodhte”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori