LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev vjen përsëri me komente nxitëse, pretendon se vendet baltike i përkasin Rusisë

Ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev vjen përsëri me komente nxitëse, pretendon se vendet baltike i përkasin Rusisë

Ish-kryeministri rus iu referua tri shteteve baltike si “tona” të martën, duke shtuar se Polonia ishte “përkohësisht e pushtuar”.

Reklama

Madje, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, politikani rus Dmitry Medvedev tha të martën se Baltiku i përket Rusisë.

Duke shkruar në Twitter, ish-kryeministri rus iu referua Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë si provincat “tona”.

Komentet nxitëse u bënë në përgjigje të deklaratave të bëra nga Emmanuel Macron javën e kaluar se Moska “tashmë kishte humbur gjeopolitikisht”.

“De fakto, ajo [Rusia] ka hyrë në një formë nënshtrimi në lidhje me Kinën dhe ka humbur qasjen e saj në Baltik, gjë që ishte kritike, sepse nxiti vendimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n”, citohet të ketë thënë presidenti francez.

Ndryshe, tri shtetet e vogla baltike u pushtuan nga BRSS deri kur u shpërbë në vitin 1991.

Dikur ultrasit e futbollit ukrainas që sot po e luftojnë Rusinë - brenda njësisë elitare 'Kraken' që janë bërë makthi i Putinit
Lexo po ashtu Dikur ultrasit e futbollit ukrainas që sot po e luftojnë Rusinë - brenda njësisë elitare 'Kraken' që janë bërë makthi i Putinit

Bashkimi Sovjetik shihet negativisht nga një pjesë e madhe e popullsisë, të cilët kanë përqafuar të ardhmen e tyre brenda BE-së dhe NATO-s.

Shqetësimet janë rritur në Baltik për kërcënimin e paraqitur nga Rusia që kur ajo filloi agresionin mbi Ukrainë në shkurt. Ata janë mbështetës të zëshëm të Ukrainës, duke ofruar ndihmë, armë dhe duke pritur një popullsi të konsiderueshme refugjatësh ukrainas.

Medvedev, i cili shërbeu si kryeministër i Rusisë midis viteve 2000-2004, është shfaqur si një zë anti-perëndimor, pro-luftës brenda Kremlinit dhe deklaratat e tij nxitëse shpesh krijojnë polemika.

Ai gjithashtu iu referua Polonisë si “të pushtuar përkohësisht”, duke aluduar për praninë e NATO-s brenda vendit, e cila përfshin 10,000 trupa amerikane, sipas AP.

Edhe pse jo drejtpërdrejt në BRSS, Polonia ishte një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik. Sistemi komunist, i cili u perceptua gjerësisht si i korruptuar dhe i paefektshëm, u shpërbë në vitin 1989. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrasja e policit në veri, avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

Vrasja e policit në veri, avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

Serbia
Macron thotë se Franca do të tërheqë ambasadorin dhe trupat nga Nigeri

Macron thotë se Franca do të tërheqë ambasadorin dhe trupat nga Nigeri

Botë
A po përgatitet Serbia për një luftë të re në Ballkan? Ja çfarë thonë mediat gjermane dhe çfarë thonë në Beograd

A po përgatitet Serbia për një luftë të re në Ballkan? Ja çfarë thonë mediat gjermane dhe çfarë thonë në Beograd

Serbia
Ushtria e Ukrainës publikon pamje nga fusha e betejës nga fshati i vogël menjëherë në jug të qytetit të Bakhmutit

Ushtria e Ukrainës publikon pamje nga fusha e betejës nga fshati i vogël menjëherë në jug të qytetit të Bakhmutit

Botë
Stojkoviq: Nuk ka dyshim se personat e armatosur janë nën komandën e BIA-s, FSB-ja dhe GRU-ja ruse me anë të propagandës kanë nxitur serbët për një konflikt me shqiptarët

Stojkoviq: Nuk ka dyshim se personat e armatosur janë nën komandën e BIA-s, FSB-ja dhe GRU-ja ruse me anë të propagandës kanë nxitur serbët për një konflikt me shqiptarët

Serbia
Ukrainasit godasin ndërtesën e FSB-së në Kursk, droni u përplas në qendër të qytetit në perëndim të Rusisë

Ukrainasit godasin ndërtesën e FSB-së në Kursk, droni u përplas në qendër të qytetit në perëndim të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori