LAJMI I FUNDIT:

Ish-kandidati për president të SHBA-së Bernie Sanders del kundër Amazon

Ish-kandidati për president të SHBA-së Bernie Sanders del kundër Amazon

Bernie Sanders ka përshkallëzuar luftën e tij me Amazon. Ish-kandidati për president të SHBA-së dhe senatori i Vermontit këtë javë paraqiti një projektligj që do të ndëshkonte kompanitë e mëdha që kanë punëtorë me paga të ulëta.

Sanders me anë të këtij projektligji, apo i njohur si “Stop Bad Employers from Zeroing Out Subsidies Act” do t’i kërkonte punëdhënësve të mëdhenj që t’i paguajnë qeverisë koston e ndihmës


“Javën e kaluar, ai kërkoi nga punëtorët e Amazon që t’i ndajnë historitë e tyre të tmerrshme në vendet e punës. Por Amazon po lufton përsëri”, tha Shira Ovide për Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Gjiganti i shitjes ishte sulmuar edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e ka akuzuar për shmangien e taksave dhe shfrytëzimin e Shërbimit Postar Amerikan. Megjithatë, Amazon ka dalë kundër pretendimeve të Sanders, duke i quajtur akuzat e tij “të pasakta dhe mashtruese”.

Sipas planit Sanders, “nëse një punëtor i Amazon merr 300 dollarë në ushqim, Amazon do të tatimoret 300 dollarë”, tha Abha Bhattarai.

Akuza të ngjashme janë ngritur kundër Walmart dhe McDonald’s. Një studim zbuloi se 52 për qind e punëtorëve të ushqimit të shpejtë morën njëfarë ndihme publike. Amazon argumenton se kritikët e nënvlerësojnë shkallën e pagave. Paga mesatare për punëtorët e saj në SHBA është 34,123 dollarë dhe kompania beson se vetëm disa punëtorë me kohë të pjesshme mund të marrin ushqim.

Sanders është perceptuar si një kritik më i besueshëm, sepse pretendimet e tij kundër Amazon resonojnë fuqishëm.

Amazon i bashkohet Apple në rritjen e vlerës së tregut prej një trilion dollarë
Lexo po ashtu Amazon i bashkohet Apple në rritjen e vlerës së tregut prej një trilion dollarë

Në 12 muajt e fundit, pasuria personale e Bezos është rritur nga 99 miliardë dollarë në 157 miliardë dollarë, duke forcuar statusin e tij si njeriu më i pasur në botë. Vetëm këtë javë Amazon iu bashkua Apple për t’u bërë kompania e dytë amerikane me një vlerë të tregut prej 1 trilion dollarësh. /Telegrafi/