LAJMI I FUNDIT:

Amazon i bashkohet Apple në rritjen e vlerës së tregut prej një trilion dollarë

Amazon i bashkohet Apple në rritjen e vlerës së tregut prej një trilion dollarë

Aksionet e kompanisë Amazon.com Inc, janë rritur për më shumë se 1.9 për qind, duke bërë kështu që për një kohë të shkurtër vlera e tregut të arrij shumën e një trilion dollarëve, arritje kjo e rëndësishme që e realizoi gjatë muajit të kaluar kompania Apple Inc.

Është një arritje e madhe për drejtorin ekzekutiv të kompanisë Jeff Bezos, që edhe është njeriu më i pasur në botë. Ajo çfarë e bën të veçantë është shpejtësia me të cilën është rritur dhe ngritur në treg kompania Amazon, ku aksionet e saj janë trefishuar gjatë tre viteve të fundit, transmeton Telegrafi.


Konkurrentët tjerë si Alphabet Inc dhe Microsoft Corp, janë shumë afër që të arrijnë një sukses të ngjashëm.

Bezos themeloi kompaninë e tij në Seattle në një garazh të vogël nga ku bënte shitjen online të librave, ndërsa sot është një ndërmarrje globale e larmishme me më shumë se 200 miliardë dollarë shitje vjetore dhe me mbi 575 mijë të punësuar. /Telegrafi/