LAJMI I FUNDIT:

Ish-inspektori i AKI-së: Nuk shoh tensione në veri, moskontrollimi i dinarit serb i ka kontribuuar krimit të organizuar

Ish-inspektori i AKI-së: Nuk shoh tensione në veri, moskontrollimi i dinarit serb i ka kontribuuar krimit të organizuar

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani, ka thënë se nuk sheh indice për tensione në veri të vendit pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin serb.

Ai tha se marrë parasysh se janë ndërmarrë edhe disa veprime nga institucionet e Kosovës, të cilat i quajti goxha ekstreme, nuk ka pasur tensionim të situatës.


“Edhe këtë vendim po e shoh kryekëput në funksion të shtrirjes së rendit e ligjit por edhe në funksion të luftimit të krimit të organizuar, marrë parasysh se nuk është që po ndalohet apo legalizohet dinari në Kosovë, por qëllimi i vendimit është të kontrollohet rrjedha e parasë e jo të legalizohet”, tha Sopjani në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se nuk ka vendim të BQK-së që e bën dinarin ilegal në Kosovë, por sipas tij, vendimi ka të bëjë me futjen në sistemin bankar të Kosovës së rrjedhës së dinarit në vend.

“Mos të harrojmë se rrjedha e dinarit në formën si ka qenë deri tash, kryekëput ka pasur të bëjë me mirëmbajtjen dhe financimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë”.

“Pra, mos kontrollimi i rrjedhës së parasë i ka kontribuar shumë edhe krimit të organizuar, ka financuar edhe veprime kriminale e terroriste”, tha ai

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori