LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjyqtari i njohur kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Federatës Spanjolle të Futbollit

Ish-gjyqtari i njohur kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Federatës Spanjolle të Futbollit

Pas dorëheqjes së Luis Rubiales muajin e kaluar si President i Federatës Spanjolle të Futbollit, diskutimet kanë vazhduar për një zëvendësim të mundshëm. Janë përmendur disa emra, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Kjo mund të ndryshojë, pasi gazeta Marca thotë se Antonio Mateu Lahoz është shfaqur si një kandidat serioz për të marrë postin e presidentit të Federatës. Lahoz, i cili doli në pension si gjyqtar në fund të sezonit të kaluar, është i gatshëm për të marrë këtë detyrë pasi momentalisht punon vetëm si komentator i ndeshjeve të futbollit.


Në raport thuhet se Lahoz ka mbështetjen e fuqive kryesore në Federatë, andaj emërimi i tij ka të ngjarë të jetë i realizueshëm. Ai konsiderohej si një gjyqtar i rreptë, por i drejtë dhe të njëjtën sjellje e presin në rast se merr këtë post.

Zgjedhjet që priten të zhvillohen marsin e ardhshëm, do t’u jepte mjaft kohë të mendonin të gjithë personave që dëshirojnë të kandidojnë për t’u bërë kreu i ri i futbollit spanjoll. Nëse Lahoz vendos t’i shkojë kësaj çështje deri në fund, ai mund të ketë një avantazh ndaj kandidatëve të tjerë.

45-vjeçari Lahoz gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë subjekt i shumë kritikave e sidomos për ndarjen e drejtësisë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, ku theu rekordin e kartonëve të shpërndarë në histori të atij turneu./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori