Ish gazetari serb në Kosovë, Bojan Bozhoviq ka hyrë në grevë urie me arsyetimin e vetëm se ka mbetur pa punë dhe pa përkrahje nga shteti i Kosovës.
Në postimin e tij në Facebook, Bozhoviq ka shkruar se ndodhet në spitalin rajonal në jug të Mitrovicës, duke marr trajtim mjekësor pasi ka probleme me zemër.
Sipas tij, ai do të qëndrojë në grevë urie deri sa zyrtarët e vendit të reagojnë në përmirësimin e kushteve të jetës së tij dhe familjes.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
“Të nderuar miq. Është dita e dytë që kam vendosur të hy në grevë urie dhe as ujë të mos pi në mënyrë që të tërheq vëmendjen për pa drejtësinë karshi meje.
Nuk kam punë të siguruar dhe asnjë lloj ndihme nga shteti i Kosovës e tani as dokumentet personale nuk mund t’i marrë. Nuk mund të marrë patentë shoferin pa një dëshmi nga MUP-i serb e ju të gjithë e dini se unë në Serbi asnjëherë ma nuk dua të shkoj.
Për këtë arsye kam vendosur që t’i lutem presidentit ,kryeministrit dhe ministrit të policisë të më gjejnë një punë adekuate dhe pas asnjë lloj kushtëzimi të ndryshojnë patentë shoferin e Republikës së Serbisë me atë të Republikës së Kosovës.
Deri sa nuk më plotësohen këto dy kushte nuk do marr ushqim dhe ujë e as terapi për zemër.
Mjekët në spitalin e Mitrovicës jugore më kanë këshilluar që nëse nuk marr ilacet dhe ujin gjendja e shëndetit tim do të përkeqësohet gjatë ditës.
Ndërsa unë megjithatë kam vendos të vazhdoj me grevën deri sa të më plotësohen kërkesat dhe pres përgjigjen nga zyrtarët kosovar.
Jam sigurt se edhe gazetarët kosovar gjithashtu me mbështesin për të realizuar të drejtat e mia dhë do të informojnë për kërkesat e mia”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'