LAJMI I FUNDIT:

Bozhoviq: Takimi me zyrtarët e MPB-së, i pasuksesshëm (Video)

Bozhoviq: Takimi me zyrtarët e MPB-së, i pasuksesshëm (Video)

E plotësuar: Ish-gazetari Bojan Bozhoviq ka thënë se takimi me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka përfunduar pa sukses.

Ai këtë e bëri të ditur në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se ende ndodhet para MPB.


Ish-gazetari Bojan Bozhoviq kërkon ndihmë nga institucionet e Kosovës                 

E plotësuar: Ish-gazetari serb në Kosovë Bojan Bozhoviq, i cili ka hyrë në grevë urie që 36 orë po qëndron në Prishtinë para Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për të takuar ministrin Flamur Sefaj.

Bozhoviq në një prononcim për Telegrafin tha se kërkon nga shteti i Kosovës siguri për jetë, punë dhe një patentë shofer për qarkullim të lirë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Ministri Sefaj ka thënë se do të më pranoi që të bisedoj me të për problemet e mia reale si të sigurisë si dhe të patentë shoferit. Kam pengesë reale për kalim në Serbi, pasi jam person i padëshiruar për ta si dhe i rrezikuar nëse shkoj atje. Atje jam shpallur si spiun shqiptarë dhe kam një flet arrest. Kërkoj nga ministri Sefaj të më nxjerr një patentë shofer të Kosovës pa kushtëzim, nëse ministri nuk më përgjigjet pozitivisht atëherë unë do të vazhdoj të qëndroj në grevë, ku mund të ketë pasojë edhe me rrezikimin e jetës time, deri në vdekje”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se gjendja  e tij shëndetësore për shkak të grevës po përkeqësohet.

“Gjendjen shëndetësore e kam shumë keq, sepse jam person që s’kam shumë organe e kjo është dhuratë nga burgu i Serbisë në vitin 2012, ku kam humbur dy organe. Si pasojë e kësaj kam probleme dhe me zemër. Po bëhen 36 orë që nuk i pi ilaçet, si dhe as ujë e ushqim pasi jam futur në grevë”, theksoi Bojan Bozhoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori