Mbrojtësi austriak, Philipp Lienhart, është një nga shtyllat kryesore në mbrojtjen e skuadrës që është kthyer në sensacion të madh të Bundesligës, Freiburgut, që zë vendin e tretë.

Freiburg ishte pa humbje deri në këtë fundje, ku pësoi nga Bayerni, duke humbur epitetin si e vetmja e pamposhtur në Bundesligë.


Merita më të mëdha të këtij suksesi i ka mbrojtja e udhëhequr nga qendërmbrojtësi austriak, Lienhart, që ka luajtur çdo minutë të kampionatit dhe ka shënuar dy gola.

sport club freiburg v eintracht frankfurt bundesliga 5b168096f7b09df25a000001

Qendërmbrojtësi erdhi te skuadra gjermane nga Real Madrid në vitin 2017, pasi kishte qenë katër vite te Los Blancos, në radhët e Castillas.

Ai e pranon që rikthimi i mundshëm në Real Madrid do të ishte hap i madh, por duhet të përparojë shumë.

"Është një hap shumë i madh. Do të më duhej të përparoja më shumë për ta bërë të mundur. Do të ishte mirë të kisha mundësinë të kthehesha”, deklaroi ai.

Dallimet mes Real Madridit dhe Freiburgut: "Freiburgu është një klub më familjar dhe kjo e bën atë të veçantë. Në Real Madrid është ndryshe".

2020 05 15 philipp lienhart

Të rinjtë e Real Madridit: "U befasova kur pashë lojtarë të U-17 duke ecur me çanta në dorë në vlerë 500 euro. Nuk mendoj se është e nevojshme ... Mendoj se nuk është mirë kur një lojtar i ri fiton kaq shumë para”./Telegrafi/

telegrafi sport app