LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i Policisë: Beogradi po ushtron presion të hatashëm mbi policët serbë në Kosovë dhe familjet e tyre

Ish-drejtori i Policisë: Beogradi po ushtron presion të hatashëm mbi policët serbë në Kosovë dhe familjet e tyre

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, i ka cilësuar si të rrezikshme dhe të panevojshme kërcënimet që Beogradi po ua bën policëve të komunitetit serb, të cilët kanë marrë detyrën së fundmi në pjesën veriore të vendit.

Linçimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, Vrajolli: Dëshmi se procesi i rekrutimit ka qenë më institucional
Lexo po ashtu Linçimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, Vrajolli: Dëshmi se procesi i rekrutimit ka qenë më institucional

Në një prononcim për Telegrafin, ai ka thënë se ky është presion i drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë.


Ahmeti tutje ka deklaruar se Beogradi po ushtron presion të hatashëm mbi policët serbë në Kosovë dhe familjet e tyre.

“E gjithë kjo është çështje e presionit që po i bëhet komunitetit serb. Është presion i hatashëm. Pasi përveç policëve të cilët po integrohen në Policinë e Kosovës, kërcënime marrin edhe familjarët e tyre. Është e vështirë që t’u bësh ballë këtyre presioneve edhe pse ata janë të vetëdijshëm që iu shërbejnë qytetarëve të asaj pjese. Këto kërcënime janë të rrezikshme dhe tërësisht të panevojshme”, është shprehur ish-kreu i Policisë.

Kurti: Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë të papranueshme, ndërkombëtarët të jenë të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit
Lexo po ashtu Kurti: Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë të papranueshme, ndërkombëtarët të jenë të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit

Sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2004, kur pjesëtarët e komunitetit serb e patën braktisur Policinë e Kosovës për shkak të presionit.

“Kjo nuk është diçka e re. Edhe në të kaluarën, në vitin 2004, pjesëtarët e komunitetit serb patën braktisur tërësisht Policinë e Kosovës për shkak të presionit. Në atë kohë është arritur një marrëveshje dhe të njëjtit janë kthyer prapë në këtë institucion”.

“Në vend që të shihen si mbrojtës e ruajtës të rendit dhe ligjit, atyre iu bëhen presion që ta braktisin Policinë e Kosovës. Unë frikësohem se ato mesazhe kërcënuese mund të kenë ndikim te policët e komunitetit serb.  Misioni i tyre është shumë i shenjtë dhe fisnik, pasi ata i shërbejnë komunitetit të vet”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.

Me të marrë detyrën e re në fillim të kësaj jave, policët nga komuniteti serb që u vendosën në pjesën veriore të Kosovës, u bënë cak i një fushate linçuese nga Serbia.

Nisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it
Lexo po ashtu Nisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it

Pesë prej tyre iu janë publikuar fotografitë dhe emrat nga një faqe serbe në rrjetin social, Telegram, teksa është paralajmëruar edhe publikimi i fotografive dhe emrave të të tjerëve.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën.

Ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë zëshëm çfarëdo fushate të organizuar linçimi e frikësimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë.

“Fushatat kanale e platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne edhe pse jam i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm. Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim e kanë parandalimin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Kosovës”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Në fund, Kurti është zotuar se institucionet e Kosovës do t’u ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj, ashtu sikurse edhe komunitetit prej nga vijnë e ku do të shërbejnë.

Lidhur me mesazhet kërcënuese që po marrin policët e rinj serbë të vendosur në stacionet policore në komunat e banuara me shumicë serbe, ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Përmes një postimi në Twitter, ai është shprehur i shqetësuar për situatën, ndërsa e ka quajtur të papranueshëm çdo lloj kërcënimi apo frikësimi që bëhet.

“Jam shumë i shqetësuar nga raportimet e mediave lidhur me mesazhet kërcënuese kundër policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm, dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton si dhe ajo përfaqëson tërë popullsinë e Kosovës”, ka shkruar Pietro Barbano.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Rekrutimi i tyre u bë pasi në nëntor të vitit të kaluar, policët nga radhët e komunitetit serb u larguan nga ky institucion. Dorëheqja e tyre e pasoi suspendimin nga detyra të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, shkaku i refuzimit të tij për ta vënë në zbatim vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin në RKS të veturave që posedonin targa me akronime të qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga Serbia.

Pas këtyre veprimeve, Policia e Kosovës më 4 janar kishte shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori