LAJMI I FUNDIT:

Linçimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, Vrajolli: Dëshmi se procesi i rekrutimit ka qenë më institucional

Linçimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, Vrajolli: Dëshmi se procesi i rekrutimit ka qenë më institucional

Me të marrë detyrën e re në fillim të kësaj jave, policët nga komuniteti serb që u vendosën në pjesën veriore të Kosovës, u bënë cak i një fushate linçuese nga Serbia.

Pesë prej tyre iu janë publikuar fotografitë dhe emrat nga një faqe serbe në rrjetin social, Telegram, teksa është paralajmëruar edhe publikimi i fotografive dhe emrave të të tjerëve.


Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, në një prononcim për Telegrafin deklaroi se fakti që ka rezistencë nga ana e Serbisë tregon se procesi i rekrutimit ka qenë më institucional dhe më lojal në raport me institucionet e Kosovës, se sa në të kaluarën.

Sa i përket kërcënimeve, ai tha se Policia e Kosovës e ka për detyrë që t’i identifikojë se nga po vijnë.

“Nëse janë nga jashtë territorit të Kosovës duhet shikuar mënyrat se si të adresohen në mënyrë që të mos kenë qasje në Kosovë, për shkak se është vepër penale e cila cenon rendin kushtetues të Kosovës”, u shpreh Vrajolli.

Nisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it
Lexo po ashtu Nisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it

Tutje, ai tha se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh “në mënyrë që t’i mbrojmë këta policë të rinj”.

Sipas tij, zyrtarët policorë të cilët kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, kanë qenë të integruar në Policinë e Kosovës si rezultat i një procesi i cili është drejtuar nga Bashkimi Evropian dhe se tani po del se BE-ja në njëfarë forme ka propozuar modalitete që janë mjaft të brishta.

“Përderisa një marrëveshje e tillë ka dështuar, BE-ja duhet të ofrojë mbështetje për institucionet e Kosovës dhe t’i ndihmojë në integrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Policinë e Kosovës, pa iu nënshtruar këtij presioni”, deklaroi Vrajolli.

Ai shtoi se BE-ja në këtë rast duhet të ushtrojë presion më të fuqishëm mbi Beogradin, për shkak se sic tha, shumica e kërcënimeve vijnë apo janë të nxitura nga atje.

“BE-ja në vazhdimësi nuk është duke e linjën e njëjtë me institucionet e Kosovës dhe ato të Serbisë. Mendoj se BE-ja ka të drejtë që të jetë kritike ndaj Prishtinës kur vëren se ka qasje joracionale apo jokontruktive, por njëjtë duhet të ndodh edhe në raport me veprimet që vijnë nga Beogradi e të cilat janë mjaft të vrazhda dhe kërcënuese, por heshtja ndaj këtyre veprimeve nga ana e BE-së vetëm sa i nxit që të jenë më aktivë”.

“Dhe mendoj se një ndër shkaktarët e tensioneve të vazhdueshme në veri është vetë BE-ja për shkak të reagimeve të saja”, përfundoi Vrajolli.

Lidhur me mesazhet kërcënuese që po marrin policët e rinj serbë të vendosur në stacionet policore në komunat e banuara me shumicë serbe, ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Përmes një postimi në Twitter, ai është shprehur i shqetësuar për situatën, ndërsa e ka quajtur të papranueshëm çdo lloj kërcënimi apo frikësimi që bëhet.

“Jam shumë i shqetësuar nga raportimet e mediave lidhur me mesazhet kërcënuese kundër policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm, dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton si dhe ajo përfaqëson tërë popullsinë e Kosovës”, ka shkruar Pietro Barbano.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Rekrutimi i tyre u bë pasi në nëntor të vitit të kaluar, policët nga radhët e komunitetit serb u larguan nga ky institucion. Dorëheqja e tyre e pasoi suspendimin nga detyra të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, shkaku i refuzimit të tij për ta vënë në zbatim vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin në RKS të veturave që posedonin targa me akronime të qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga Serbia.

Pas këtyre veprimeve, Policia e Kosovës më 4 janar kishte shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori