LAJMI I FUNDIT:

Ish-anëtari i Real Madridit, Edwin Congo arrestohet për kontrabandë të narkotikëve

Ish-anëtari i Real Madridit, Edwin Congo arrestohet për kontrabandë të narkotikëve

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Edwin Congo u arrestua dje (12 maj) nga policia spanjolle si pjesë e hetimit të tyre për një unazë kontrabande të kokainës.

ESPN raportoi që kolumbiani, i cili u transferua  nga Once Caldas në vitin 1999, por kurrë nuk bëri paraqitje të nivelit të lartë për Los Blancos , u arrestua – por më pas u la i lirë më vonë atë ditë.


Dhjetë persona të tjerë janë arrestuar si pjesë e operacionit në kryeqytetin e Spanjës, mirëpo 43-vjeçari u morë në pyetje nga policët kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Në anën tjetër, karriera e tij mori fund në Madrid, ai vazhdoi të ketë një formë më të suksesshme në Levante dhe Sporting Gijon.

Ai bëri 17 paraqitje edhe për kombëtaren kolumbiane. Madje kishte luajtur në takim për legjendat e Real Madridit.

Kohët e fundit, Congo bëri një emër për veten e tij si një analist i rregullt në TV-t spanjolle, duke përfshirë edhe paraqitjet në, El Chiringuito de Jugones. /Telegrafi/