LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori Qëndrim Gashi flet për hezitimin e Francës për t’i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave

Ish-ambasadori Qëndrim Gashi flet për hezitimin e Francës për t’i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, që së fundmi është nderuar me urdhrin Komandant i Legjionit të Nderit nga presidenti francez Macron, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.

Gashi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka thëne se Kosova e ka humbur një momentum për vizat.


“Për fat të keq ka pasur një tejpolitizim të procesit. Në vitin 2016 ne humbëm rastin për të marrë vizat bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë por pati dhunë në parlament dhe e humbëm rastin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se Franca vazhdon të jetë një prej vendeve hezituese sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në Francë ka mbizotëruar ideja se nëse hapen dyert e Schengenit për shtetasit e Kosovës, do të kishte migrim masiv dhe do të paraqiteshin kërkesa të mëdha për azil, ku në Francë do të paraqiteshin probleme të brendshme politike”, deklaroi Gashi.

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë thotë se në një moment Kosova nuk i plotësoi kushtet, por sipas tij më pas faji mbetet i BE-së për mos liberalizim të vizave.

“Zakonisht janë rrethanat, koha, lidershipi ato që shtyjnë procese”, deklaroi tutje Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori