Ish-ambasadori britanik në Uashington thotë se beson se presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin.
Sipas tij, kjo marrëveshje ishte e lidhur me emrin e paraardhësit të tij, Barack Obama, thuhet në një dokument që ka rrjedhur në media.
“Administrata është e vendosur mbi një akt të vandalizmit diplomatik, me sa duket për arsye ideologjike dhe arsye të personalitetet, sepse ishte marrëveshje e Obamës”, shkruante Kim Darroch në një kabllogram diplomatik në maj të vitit 2018, thuhet në dokumentet e publikuara të dielën.
Kabllogrami është pjesë e grupit të dytë të dokumenteve që janë publikuar nga gazeta britanike Mail.
Në pjesën e parë të dokumenteve që janë publikuar, e që datojnë prej vitit 2017 deri në ditët e sotme, Darroch ka thënë se administrata amerikane ishte “diplomatikisht e ngathët dhe e paaftë” dhe nuk ka gjasa që të bëhej “më normale; më pak jofunksionale ; më pak e paparashikueshme, me më pak ndarje”.
Presidenti Trump është kundërpërgjigjur duke e quajtur Darroch “budalla”dhe “të krisur” dhe tha se më nuk do të ketë kontakt me asnjë të dërguar të Britanisë.
Darroch dha dorëheqje përmes një letre, më 10 korrik u shpreh se edhe pse mandati i mbaronte në fund të vitit, ai besonte se “në rrethanat e tanishme, gjëja më e përgjegjshme është që të lejojë të emërohet një ambasador i ri”.
Darroch ka kritikuar administratën amerikane, për atë që ai e ka quajtur mungesë të strategjisë afatgjate.
“Ata nuk mund të artikulojnë asnjë strategji afatgjate; dhe kontaktet me Departamentin amerikan të Shtetit këtë mëngjes, sugjerojnë se nuk ka asnjë plan për të komunikuar me partnerët dhe aleatët, qoftë në Evropë apo në rajon”, kishte shkruar më 2018, Kim Darroch.
Marrëveshja bërthamore – e cila i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor – ishte arritur gjatë mandatit të dytë të Obamës.Tërheqja e SHBA-së nga kjo marrëveshje ka çuar në rritjen e tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel