LAJMI I FUNDIT:

Ironizon Thaçi: Cili është gjeniu që e di si bëhemi pjesë NATO-s dhe BE-së pa marrëveshje me Serbinë?

Ironizon Thaçi: Cili është gjeniu që e di si bëhemi pjesë NATO-s dhe BE-së pa marrëveshje me Serbinë?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në një debat me Sokol Ballën dhe analistët në emisionin “Real Story” të Vizion Plusit.

Thaçi ka kërkuar që të ketë mirëkuptimin e tyre për gjëra që mund të kërkohen, por që nuk mund të deklarohet për arsye të respektimit të një parimi të kryenegaciatorëve, por edhe të angazhimeve në këtë proces, sepse nuk dëshiron të lëndoj apo cënoj procesin.


“Ajo që është e vërtetë është se i tërë procesi do të jetë transparent për qytetarët. E ritheksoj, nuk besoj se ndonjë negociatë ka shkuar pa qenë e hapur për mediat apo për të cilën nuk është folur edhe përmes konferencave për media. Do të thotë procesi negociues, ndërsa rezultati përfundimtar po, sepse atë ende nuk e kemi.

Ky është një debat shumë i shëndetshëm që e kam hapur vetë, jo në mënyrë aksidentale, por me qëllimin e qartë që njerëzit të debatojnë, të japin idetë e tyre, sugjerimet e tyre, sepse çdo vërejtje, sugjerim dhe mbështetje më bën një negociator dhe president më të mirë. Ne e dëgjuam edhe këshilltarin për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Ata që dinë vetëm pak nga politika, ata që kanë pasur përgjegjësi institucionale kudo në botë, e dinë se kur del këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-së, flet vetë shteti. Besoj se janë opinione sinqerisht injorante, me shumë padituri dhe shumë tendenciozitet, të akuzohet Shtëpia e Bardhë se po i bën argat Rusisë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër Rusisë dhe Kosova dëshiron të ketë raporte siç kanë dhe shtetet e tjera me të, mirëpo qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe shqiptarët e Kosovës janë më pro NATO, më pro SHBA dhe më pro BE.

“Rusia ka qenë pjesë e negociatave të Rambujesë, ka qenë në Vjenë, ka pasur prani edhe në kuadër të KFOR-it. Nuk po them se tani duhet të marrë pjesë në proces, i cili i duhet Bashkimit Evropian dhe ka mbështetjen e plotë të zonjës Mogherini.

Por, gjërat janë më serioze. Natyrisht shumë të ndërlikuara, por me një marrëveshje mund të thjeshtohen fare lehtë. Ndodhë njohja e ndërsjellë dhe i tërë ky proces mbyllet njëherë e përgjithmonë në historinë tonë. Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi nënkupton përfundimin e konfliktit të ngrirë, tragjedive, konflikteve, urrejtjes. Ndërsa, vazhdimi i një gjendjeje të tillë nënkupton konflikte, probleme, stagnim për Kosovën, mosintegrimin në NATO, BE ose KE, OSBE, e KB.

Nëse dikush e gjen formulën sesi ne të lëvizim drejt NATO-s, të lëvizim të lirë drejt BE-së, pa marrëveshje me Serbinë, sesi ne të lëvizim të lirë në KE dhe në OSBE, atëherë unë sinqerisht do i duartrokisja dhe do të isha njeriu më suportiv. Vetëm ta gjejmë atë gjeni brenda kombit shqiptar, qoftë në Tiranë apo në Prishtinë”, ka ironizuar Thaçi.

Sipas tij, Kosova deri këtu ka ardhur me kompromise, që do të thotë se e kemi fituar lirinë me kompromise dhe tashmë nëse më pyet nëse Serbia do të pajtohet, sigurisht se do të ketë kompromis, por cili do të jetë ai është ende herët që të flitet.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori