LAJMI I FUNDIT:

Ironia e radhës, e Milaim Zekës: Janë dy arsye pse nesër ka me “humb” Merkeli!

Ironia e radhës, e Milaim Zekës: Janë dy arsye pse nesër ka me “humb” Merkeli!

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka ironizuar me deklaratën e Vetëvendosjes, që u bëri thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani, që nesër të votojnë partinë kryesore kundërshtare të kancelares Angela Merkel, Partinë Socialdemokrate (SDP).

“Pse “ka” me humbe neser Merkeli?!

Nana e Europes, Gjermania, e ka linde, edhe e ka rrite, nje kancelare teper te fuçishme. Pak njereze e din, se po te mos ishte kabineti i saje, kurr nuk do ta krijonim qeverine e Kosoves, ne krye me Ramush Haradinajne. Qendrimi i Behgjet Pacollit ne Berlin, pak dite para formimit te qeverise, nuk ka qene vizite synetije, po pune, per ta pa mbeshtetjen e Berlinit per Ramush Haradinajn.

Mirepo du jane aresyet qe neser do “humbe” Merkeli.

1. VV u ba bashke me grupet majtiste, sikurse dikur LPK-ja, edhe ka ba thirreje tek shqiptaret qe te mos e votojne CDU-ne e Merkelit. Ju garantoje qe 99 perqind te elektoratit te VV, perpos qe jane raste te randa sociale, ata nuk kane te drejte votimi, ngase nuk posedojne nenshtetrsi gjermane. Pjesa e integruar e shqiptareve, e voton ate.

Aresyeja e dyte, eshte Isa Mustafa. Kane e ka uru ai, edhe Hashim Thaçi, veshtire me pas fat, por kesaj here, mbase urimi do shkoje ne vend.

Une, nuk po e uroje sot Merkelin. Po e la diten e hene” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/