LAJMI I FUNDIT:

Irma bie në kategorinë e tretë, do të forcohet sërish

Irma bie në kategorinë e tretë, do të forcohet sërish

Qendra nacionale amerikane për uragane (NHC) njoftoi, se uragani shkatërrimtar Irma ka rënë në kategorinë e tretë, por paralajmëroi se do të forcohet serish në rrugën drejt Floridës.

Guvernatori i këtij shteti, Rick Scot, paralajmëroi banorët se si pasojë e uraganit në disa vende uji do të arrijë nivelin deri në katër metra dhe do të vërshojë shtëpitë.


NHC me seli në Majami paralajmëroi, se edhe pse Irma është dobësuar, pritet që të forcohet serish derisa po lëviz drejt Floridës jugore, transmeton KosovaPress.