Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Irkenc Hyka dhe Bardhi, kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Melankolia”, i cili u publikua sot (e mërkurë).

Kënga e re sjell një ndërthurje emocionesh dhe tingujsh modernë, duke reflektuar stilin karakteristik të dy artistëve, që dihet për tekstet me ndjeshmëri të lartë dhe interpretimin e tyre plot shpirt.


Teksti është shkruar nga vetë artistët, ndërsa për produksionin muzikor është kujdesur Unix Music, një emër tashmë i njohur në skenën shqiptare.

Foto: YouTube

Procesi i miksimit dhe masterizimit është realizuar nga JoJo, ndërsa videoklipi vjen nën regjinë e Valon Azirit, i cili ka sjellë një pamje vizuale që përkon në mënyrë të përkryer me atmosferën e këngës.

Ky bashkëpunim pritet të kthehet në një nga hitet e sezonit, pasi të dy artistët kanë dëshmuar më parë se dinë të krijojnë projekte që lidhen menjëherë me publikun.

Foto: YouTube

“Melankolia” është tashmë e disponueshme në YouTube, ku fansat mund ta dëgjojnë dhe ta shijojnë të plotë këngën e re të Hykës dhe Bardhit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com