LAJMI I FUNDIT:

Iraku merr tre avionë të rinj amerikanë F-16

Iraku merr tre avionë të rinj amerikanë F-16

Ushtria irakiane mori sot tre avionë të rinj modernë ushtarakë amerikanë F-16, duke çuar në 21 numrin e përgjithshëm të avionëve të këtij modeli në shërbim, njoftoi sot Ministria irakiane e Mbrojtjes.

Bagdadi porositi SHBA-në për 36 avionë gjuajtës F-16 në bazë të një kontrate të nënshkruar në 2011, përpara se grupi i Shtetit Islamik të shfaqej në 2014 në rreth një të tretën e territorit të tij.


Prej asaj periudhë, prej më shumë se tre vitesh luftimesh të pandërprera, Iraku ka zmbrapsur xhihadistët nga pjesa më e madhe e zonës që ata kishin më parë nën kontroll.

“Tre avionë F-16 u ulën në bazën ajrore të Balad”, njoftoi në një deklaratë ministria.

”Ne kemi 18 avionë, ato janë tashmë 21 dhe tashmë ka mbetur vetëm marrja në zotërim e 13 të tjerëve”, pohoi për median, kreu i zyrës së shtypit të aviacionit irakian.

Këta avionë përbëjnë një hap përpara për forcat ajrore irakiane, që zotëronin deri më tani veçse avionë me helika tip ”Cessna Caravan” dhe avionë të vjetër rusë tip ”Su-25”.

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori