LAJMI I FUNDIT:

IPKO Foundation dhe AUK TDI organizojnë konferencën ‘Girls in ICT 2020’ – të gjitha aktivitetet janë falas

IPKO Foundation dhe AUK TDI organizojnë konferencën ‘Girls in ICT 2020’ – të gjitha aktivitetet janë falas

Që nga fillimi, rreth 300 mijë vajza dhe gra marrin pjesë në më shumë se 11 mijë organizime për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, në rreth 171 shtete të botës.

IPKO Foundation dhe (A.U.K) Training and Development Institute – TDI për të 5-tin vit me radhë organizojnë konferencën “Girls in ICT”, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, e cila kontribuon direkt në edukimin e qindra vajzave në fushën e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit, përmes folësve inspirues, dhe punëtorive interaktive.


Girls in ICT 2020 do të mbahet me 23 prill (e enjte), përmes Facebook Live në faqen e IPKO Foundation. Në këtë konferencë do të ketë një folëse inspiruese dhe një punëtori të cilat do të promovojnë fuqizimin dhe përfshirjen e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë.

Folësja Drenushë Imeraj, ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht vazhdon studimet master për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me specializim në “Shkencat e të Dhënave”.

Nga viti 2015, Drenusha është angazhuar si zhvilluese e aplikacioneve në platformën iOS, fillimisht në kompaninë Appsix dhe më pas në Zombie Soup, në Prishtinë.

Nga viti 2019, ajo është angazhuar si ligjëruese e Zhvillimit të Avancuar te Aplikacioneve Mobile dhe trajnimeve për zhvillim të aplikacioneve në platformën iOS, në shkollën e lartë profesionale Cacttus Education. Së fundmi është angazhuar edhe si ligjëruese në trajnime në A.U.K – Training and Development Institute.

Po ashtu si pjesë e konferencës do të ofrohet edhe punëtoria System Hacking: Steganography. Steganografia është teknikë e fshehjes së të dhënave sekrete brenda një fajllit ose mesazhi të zakonshëm, jo sekret, në mënyrë që të shmanget zbulimi; të dhënat sekrete pastaj nxirren në destinacionin e tij. Përdorimi i steganografisë mund të kombinohet me kriptimin e të dhënave si një hap shtesë për fshehjen ose mbrojtjen e të dhënave.

Eventi është i hapur për të gjithë, dhe të gjitha aktivitete ofrohen FALAS. Për të qenë pjesëmarrës në event duhet të plotësohet vetëm forma e aplikimit këtu.

Në trend Teknologji

Më shumë
Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Smartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Teknologji
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

WhatsApp po merr përmirësime të mëdha

Teknologji
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të

Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"

Teknologji
Kalo në kategori