LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen shërbimet e IPKO-s në rrjetin celular

Rikthehen shërbimet e IPKO-s në rrjetin celular

(E plotësuar) Operatori i telefonisë mobile IPKO, ka njoftuar se pas problemeve që kishte sot pasdite, janë rikthyer shërbimet në rrjetin celular të këtij operatori.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin e treguar


—————————————————————————————————————–

Telefonia mobile IPKO, të enjten gjatë ditës, ka pasur probleme me sistemin e thirrjeve, duke nxitur reagime të konsumatorëve.

Lidhur me këtë IPKO përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të dështimeve të disa lidhjeve ndërkombëtare.

IPKO thotë se janë duke punuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi.

“Jini të sigurt se ekipet tona, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, po punojnë intensivisht për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin”.

“Faleminderit per durimin tuaj”, thuhet në fund.