LAJMI I FUNDIT:

iPhone 11 mund të vijë me të njejtat materiale OLED si në Note 10

iPhone 11 mund të vijë me të njejtat materiale OLED si në Note 10

Nëse ekziston një gjë që Samsung e bën vërtet mirë, do të ishin ekranet e tyre, të cilët përgjithësisht duken shumë të gjalla me ngjyra të këndshme, të thella dhe të pasura.

Samsung Galaxy Note 10 nuk është përjashtim dhe nëse ju pëlqen ajo që shihni, ju mund të jeni të interesuar të kuptoni se iPhone 11 i ardhshëm potencialisht mund të vijë me teknologji të ngjashme të ekranit.


Sipas një raporti nga Koreja e Jugut, spekulimet janë që Apple mund të planifikoj të përdor të njëjtat materiale OLED të përdorura për ndërtimin e Galaxy S10 dhe ekranit Galaxy Note 10.

Më parë, Apple kishte përdorur grupin e veçantë të materialeve, për t’i bërë ekranet e tyre të duken ndryshe nga konkurrenca, por me sa duket tani Apple mund të jetë duke ndryshuar kahjen.

Është e paqartë pse Apple mund të jetë duke përdorur të njëjtin grup materialesh si Samsung, por mbase mund të jetë një masë e kursimit të kostos.

IPhone-ët e Apple nuk janë shitur aq mirë sa do të dëshironte kompania dhe së fundmi u raportua se Apple duhej t’i paguante Samsung-ut një “gjobë” për gjoja se nuk kishte arritur synimet e tyre të blerjes së ekraneve OLED. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Teknologji
Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Teknologji
Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Teknologji
Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Teknologji
Çmimet e Samsung Galaxy F55 shfaqen përpara lansimit

Çmimet e Samsung Galaxy F55 shfaqen përpara lansimit

Teknologji

"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

Teknologji
Kalo në kategori