LAJMI I FUNDIT:

Pro Credit Bank Maqedoni: Investoni në makinën tuaj të re!

Pro Credit Bank Maqedoni: Investoni në makinën tuaj të re!

Vendimi për blerje të makinës të re nuk është fare i lehtë. Kohë të gjatë kaloni duke shqyrtuar dhe përzgjedhur modelin ideal për Ju para se të sjellni vendimin përfundimtar. Hapi i parë para se të zgjedhni makinën është vlerësimi i gjendjes Suaj financiare në atë moment dhe vendosja e qëllimeve financiare për pagesë të së njëjtës.

Procredit Bank Ju këshillon se në cilat pyetje duhet të kushtoni vëmendje para se të sjellni vendimin përfundimtar me qëllim që t’i plotësoni dëshirat e Juaja, por edhe të mbeteni në kornizat e mundësive të Juaja financiare dhe të mos mbikreditoheni panevojshëm.

Lexoni këshillat tona praktike gjatë blerjes së makinës të re!

1. Hulumtoni tregun dhe çmimet:

Para se të shkoni në salon për të blerë makinë, duhet të jeni të përgatitur dhe të hulumtoni tregun dhe makinat të ngjashme me atë të cilën e dëshironi. Krahasoni karakteristikat, konsumin, kostot për mirëmbajtje, disponueshmëria e pjesëve dhe natyrisht çmimet e makinave.

2. Zbuloni të drejtat e Juaja si blerës

Detyrimisht përmbyllni një marrëveshje për blerje të makinës, pavarësisht nëse e bleni në një salon për makina ose jeni duke blerë një makinë tashmë të përdorur nga ndonjë pronar.

Marrëveshja duhet t’i përfshijë dispozitat në vijim:

• të dhëna të hollësishme për tipin e automjetit, vitin, ngjyra, numrin e identifikimit, pajisjen serike dhe shtesë
• çmimin e makinës
• kushtet e pagesës dhe
• shënime shtesë, të kërkuara nga ana e blerësit për gjendjen e automjetit.

Sigurohuni që automjeti e posedon të gjithë pajisjen shtesë, parimisht kërkoni të gjitha çelësat (si dhe çelësin rezervë).

3. Kontrolloni opsionet për kredi për makinë

Hulumtoni ofertat për kredi nga bankat lokale dhe institucionet financiare. Gjatë zgjedhjes së opsionit më të volitshëm, merrni paasysh këta 3 faktorë në vijim:
– Afati i pagesës së kredisë – sa ma gjatë jeni duke kthyer kredinë aq më shumë rritet edhe shuma totale e interesit të cilën duhet ta paguani
– Tip i normës së interesit të kredisë – interesi fiks ju garanton se i njëjti do të mbetet i pandryshueshëm për një periudhë të caktuar kohore. Norma e interesit fikse Ju ofron siguri se edhe kësti Juaj nuk do të ndryshojë
– Kosto shtesë për kredinë siç është komisioni gjatë pagesës, kostot administrative dhe të ngjashme. Çdoherë informohuni për të gjitha kostot shtesë me qëllim që të keni pasqyrë të përgjithshme për ofertën për kredi.

*Artikull i sponsorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori