LAJMI I FUNDIT:

Investimet strategjike dhe diaspora çelës të zhvillimit ekonomik

Investimet strategjike dhe diaspora çelës të zhvillimit ekonomik

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi priti ambasadorin gjerman, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave dhe kompletimin e këtij procesi të rëndësishëm për ecurinë e shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Nevoja e investimeve strategjike dhe roli i diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të Republikës, ndër të tjera, ishin disa nga temat që u diskutuan në takim.
“Mbështetja e Gjermanisë si në të kaluarën, tash dhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe çështjeve të tjera me rëndësi, si investimet strategjike, është e domosdoshme, dhe kosovarët janë të vetëdijshëm dhe mirënjohës për këtë”, ka thënë ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Ndërkaq, ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka kërkuar sa më parë të funksionalizohet aspekti ligjor i investimeve strategjike, që të nisë ky proces.
“Liberalizimi i vizave është një kapitull që duhet të mbyllet sa më shpejt, në të mirë të kosovarëve, por institucionet e Kosovës duhet t’i përmbushin detyrimet e dala nga ky proces. Ka investitorë gjermanë që mund të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë. Përfshirja e diasporës kosovare që jeton në Gjermani në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës, gjithashtu, është e rëndësishme”,- ka thënë ambasadori Heldt.
Gashi dhe ambasadori Heldt u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy qeverive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori