Në fokus të investimeve nga KEDS për vitin 2016, ka qenë edhe Podujeva dhe fshatrat e saj. KEDS në këtë rajon ka zbatuar projekte të mëdha investive të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në furnizim kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këto anë.
KEDS ka përfunduar projektet në vendet si Letanci, Perani 2, Katunishta, Batllava, në lagjet boshnjakët, ashkalinjtë, Zymerovitët dhe Bajraktarët. Mirëpo kompania pret të vazhdoj të punojë ende sipas dinamikës së planit.
Për investimet dhe punën që KEDS ka bërë në këtë rajon, është deklaruar edhe Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu.
“Ne jemi të kënaqur me investimet që po bënë KEDS dhe i mirëpresim ato. Podujeva ka nevojë për investimet që përmirësojnë jetën e qytetarit, në këtë rast konsumatorit. Disa shqetësime kanë qenë me rënien ndesh me planin urbanistik të qytetit e të cilat do tejkalohen”, deklaron kryetari Veliu
Në KEDS kanë sqaruar qëllimin e investimeve në fjalë, duke pohuar se edhe projekte të tjera siç janë ai në Bradash, Dumnicë, rrugën ‘Skënderbeu’ dhe të tjerë do të vazhdojnë.
Sipas zëdhënësit të KEDS, Viktor Buzhala, qëllimi i investimeve është zvogëlimi i humbjeve teknike dhe furnizimi sa më kualitativ i konsumatorëve me energji elektrike. Ku në këtë kuadër janë shtrirë edhe investimet e standardit të lartë.
Se investimet do të vazhdojnë edhe në rajonet e sipërpërmendura dhe rajone ku do të ketë nevojë, e konfirmon edhe kryetari i Podujevës Veliu.
“Së shpejti ne do kemi takime me përfaqësuesit dhe inxhinierët nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike. Aty do ti shtrojmë çështjet dhe planet se si do të vazhdojmë me prioritetet të cilat do të jenë konform urgjencave dhe kërkesave të konsumatorëve të kësaj ane”, është shprehur Veliu.
Investimet e realizuara në këtë vend dhe ato që pritet të ndodhin, zhvillohen në kuadër të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes, Master Plani i rinovimit të rrjetit elektrik në tërë Kosovën, sipas të cilit KEDS planifikon të investoj 300 milion euro deri në vitin 2025. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit