LAJMI I FUNDIT:

Investim 1.2 milionë euro nga Bimilk për fermerët në Maqedoni

Investim 1.2 milionë euro nga Bimilk për fermerët në Maqedoni

Blerje e 500 mëshqerrave të cilësisë së lartë, me qëllim të stabilizimit të prodhimit të qumështit në vend

Numri i lopëve qumështore në vend do të rritet me 500 mëshqerra të reja të cilësisë së lartë në muajt në vijim, si rezultat i investimit të bërë nga Bimilk, së bashku me partnerët e tij. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në prokurimin e krerëve të rinj, kompania lider në industrinë e qumështit do të subvencionojë pjesën më të madhe të vlerës së blerjes së krerëve, ndërsa për pjesën tjetër do të japë një kredi pa interes me afat shlyerjeje prej 5 vjetëve. Mëshqerrat do t’u ofrohen kooperativistëve të Bimilk-ut në disa rajone të vendit, të cilat kanë potencial dhe kushte për zhvillim dhe rritje të sasisë, cilësisë dhe produktivitetit të prodhimit.


Lopët do të jenë të racës Holshtajn-Frizijan dhe Simental me produktivitet nga 6.000 deri në 8.000 litra qumësht në vit, që është në nivel me vendet evropiane me produktivitetin më të lartë, si Suedia me 7.900 litra, Danimarka me 7.100 litra, dhe Holanda me rreth 7.000 litra për lopë.

Vlera totale e investimit nga Bimilk është 1.2 milionë euro. Me këtë kompania vazhdon të mbështesë prodhuesit e qumështit, që është një nga prioritetet strategjike të saj.

Me investime në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e industrisë së qumështit, Bimilk shënon 70 vjet ekzistencë dhe punë në tregun e Maqedonisë. Fabrika e qumështit nga Manastiri, ka bashkëpunim afatgjatë dhe përkrahje të prodhuesve të qumështit, që përfshin investime në pajisje dhe teknologji moderne për përpunimin e qumështit, edukimit, mbështetje në prokurimin e foragjereve, mekanizimeve dhe pajisjeve, përfshirë inicimin e masave stimuluese për zhvillimin e blegtorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori