LAJMI I FUNDIT:

Intervistohet një dëshmitar për rastin ku mbeti i plagosur një person në Mitrovicë

Intervistohet një dëshmitar për rastin ku mbeti i plagosur një person në Mitrovicë

Një person është intervistuar si dëshmitar i rastit ku mbeti i plagosur një 21-vjeçar në qytetin e Mitrovicës.

Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, ka thënë se personi i cili u raportua si i dyshimtë ka qenë dëshmitar e jo i dyshimtë.


“Një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa policia janë në kërkim të një personi tjetër”, ka thënë Zahiti për Insajderin.

Zahiti ka thënë se rasti është duke cilësuar si tentim vrasje ndërsa ende është në hetime.

Plagoset me armë zjarri një 22 vjeçar në Mitrovicë, arrestohet një person
Lexo po ashtu Plagoset me armë zjarri një 22 vjeçar në Mitrovicë, arrestohet një person

Gjatë natës së mbrëmshme u raportua për të shtëna me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës ku një person mbeti i lënduar me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Bëhet fjalë për një person 21-vjeçar, të cilit i janë plagosur të dy këmbët me armë zjarri.

Sabri Bajgora nga QKUK ka thënë se gjendje e të riut është stabile.

“Në QKUK ka ardhë një person dhe ka lëndime në të dy këmbët me plumb, ka thyerje të ashtit. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe viti i lindjes së tij është 1997”, ka thënë Avdush Bajgora nga QKUK .

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori