LAJMI I FUNDIT:

Intervenimet estetike stomatologjike te tinejxherët – kur është koha e duhur

Intervenimet estetike stomatologjike te tinejxherët – kur është koha e duhur

Stili bashkëkohor i jetës, kriteret e reja të bukurisë, të cilat i imponojnë mediet dhe rrjetet shoqërore, shprehen edhe në ndryshimin e kuptimit të bukurisë së gojës dhe dhëmbëve

Gjithnjë e më shumë të rinj dëshirojnë intervenime në dhëmbë në kuptimin e estetikës, ndryshimin e ngjyrës, formën e dhëmbëve.


Cilët janë ata kufij të moshës për intervenime estetike stomatologjike?

Zbardhja e dhëmbëve

Kur është fjala te zbardhja e dhëmbëve, dhëmbët të cilët janë jo vitalë, përkatësisht ata të cilëve u janë nxjerrë nervat, mund të zbardhen edhe te personat e tjerë, transmeton Telegrafi.

Të tillët shpesh u nënshtrohen ndryshimit të ngjyrës, bëhen më të errët, mirëpo kur nuk e kanë pulpën, përkatësisht pjesën e dhëmbit i cili përmban enë të gjakut dhe nerva, mund të zbardhen. Mirëpo, dhëmbët të cilët janë vitalë, përkatësisht të shëndetshëm, nuk do të duhej të zbardhen te personat më të rinj se 18 vjeç.

Te personat më të rinj se 18 vjeç, ajo pjesë vitale e dhëmbit (pulpa e dhëmbit) është shumë vëllimore dhe aplikimi i mjeteve për zbardhje dhëmbësh në vetë sipërfaqen e dhëmbit mund të shkaktojë ndjeshmëri të dhëmbëve të rinj.

Kompensimet e dhëmbëve me kurora, rimeso, ura

Sa i përket përpunimit të punëve protetike fikse, kurorave qeramike të dhëmbëve, rimesove dhe urave, këto zgjidhje përfundimtare do të duhej të lihen për periudhën kur përfundon rritja dhe zhvillimi i dhëmbëve dhe i nofullave, gjë që te vajzat ndodh rreth moshës 21 vjeç, ndërkaq te djemtë rreth moshës 23 vjeç.

Nëse kanë ndodhur humbje të dhëmbit të përhershëm apo nëse dhëmbët në tërësi janë destrukturuar, ekzistojnë mënyra të përkohshme dhe kompensime, siç janë urat adhezive, të cilat mund të punohen për ta pritur këtë periudhë, kur mund të ndërtohen kompensimet përfundimtare.

Gjithashtu, nëse është e domosdoshme që dukja e dhëmbit të ndryshohet me rimeso, te fëmijët më të rinj se 18 vjeç, duhet të vendoset për ndërtimin e rimesos, te fëmijët më të rinj se 18 vjeç duhet të vendoset për ndërtimin e rimesos kompozite, e cila më vonë do të mund të jetë e zëvendësuar me qeramikë.

Disa gjendje siç është humbja e përkohshme e dhëmbit të përhershëm, struktura e keqe, mineralizimi i dhëmbit, kërkojnë zgjidhje estetike. Mirëpo, në rastet kur kjo nuk është e domosdoshme, do të duhej që intervenimet e këtilla t’i lënë për një periudhë kur te të rinjtë përfundimisht përfundon rritja dhe zhvillimi i fytyrës dhe i nofullave.

Nëse megjithatë kjo është e domosdoshme do të duhej të ndërtohen zgjidhje të përkohshme kalimtare për atë periudhë, siç janë urat adhezive dhe rimesot kompozitë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori