ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kompania Rajonale e Ujesjellësit "Prishtina" ka njoftuar për intervenime në disa zona të kryeqytetit.

Ekipet e mirëmbajtjes, janë duke punuar në teren për të realizuar intervenime në këto zona të cilat do të nisin intervenimet: 'Rr. UÇK', 'Rr. Lidhja e Lezhës', 'Rr. Zagrebit', 'Rr. Hakif Sheholli', 'Rr. Bija e Vokshit', 'Rr. Ismet Krasniqi', 'Rr. Shaqir Igrishta'.


Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre intervenimeve është përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

“Falënderojmë banorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/