LAJMI I FUNDIT:

Interi merr tri pikët ndaj Torinos, përforcon kreun e tabelës

Interi merr tri pikët ndaj Torinos, përforcon kreun e tabelës
(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka arritur të regjistrojë një tjetër triumf në Serie A duke fituar si mysafir i Torinos (2-1) në Stadio Olimpico Grande Torino.

Reklama

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që rrjetat mbetët të paprekura.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 62-të me golin e Romelu Lukaku të shënuar nga pika e bardhë.

Nuk zgjati shumë dhe vendasit i barazuan shifrat me golin e realizuar nga Antonio Sanabria (70’), i cili reagoi më së miri në zonë pas një harkimi nga këndi.

Dhe për rikthimin e epërsisë së Nerazzurrëve u kujdes Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi një harkim nga Alexis Sanchez duke e lënë të pashpresë portierin Salvatore Sirigu (85’).

Falë kësaj fitoreje, Interi numëron 65 pikë, nëntë më shumë se Milani (në vend të dytë) dhe 13 më shumë se Juventusi (në vend të tretë).

Torino ndodhen në shifrën prej 20 pikëve dhe është në pozitën e 18 në tabelë, gjegjësisht në zonën e rrezikut për të rënë nga liga. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Milani me shumë mungesa para përballjes me Borussia Dortmundin

Milani me shumë mungesa para përballjes me Borussia Dortmundin

Serie A
Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

La Liga
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Kalo në kategori