Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang shihet si pasues ideal i Lautaro Martinezit nëse vendos të largohet nga Interi në verë.

Lautaro Martinez ka befasuar të gjithë me potencialin e treguar këtë sezon, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime.

Forma e tij e mira dhe mosha e re kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, në veçanti Barcelona.

Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e Lautaro Martinezit Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e Lautaro Martinezit

Frika se ylli argjentinas mund të largohet në verë ka bërë që Nerazzurrët të mendojnë për pasuesin e tij.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi i Antonio Contes po përgatitet për një sulm për sulmuesin e Arsenalit, Aubameyang nëse Lautaro do të largohet gjatë verës.

Reali fuqishëm në garë për Lautaron, planifikon t’ia paguajë klauzolën dhe t’ia pesëfishojë rrogën Reali fuqishëm në garë për Lautaron, planifikon t’ia paguajë klauzolën dhe t’ia pesëfishojë rrogën

Raporti i këtij mediumit shton se jo vetëm Barcelona është e interesuar për sulmuesin, por edhe Manchester Cityt dhe Real Madridi kanë qenë gjithashtu në kontakt në lidhje me disponueshmërinë e tij.

Dhe me Aubameyang që tani hyn në vitin e fundit të kontratës së tij te Arsenali, një transferim i sulmuesit nga Gaboni mund të jetë në kartat e klubit nga Serie A. /Telegrafi/