LAJMI I FUNDIT:

Interesim i vogël për Paris Motor Show, nuk merr pjesë as Opel (Foto)

Interesim i vogël për Paris Motor Show, nuk merr pjesë as Opel (Foto)

Çdo ditë e më shumë, interesimi për panairet e veturave po bie dhe këtë më së miri e tregon edicioni i fundit i Paris Motor Show

Panairet e veturave janë shumë të mira, pasi mund të shohim modelet më të reja të veturave, konceptet për ato që vijnë si dhe shumë lajme tjera dhe debate mbi botën e automobilizmit, transmeton Telegrafi.


Së paku, kështu do duhej të ishte. Por, kohëve të fundit, prodhuesit po i shmangim pjesëmarrjeve në këto panaire, ndërsa shpenzimet e mëdha dhe niveli i ulët i promovimit, besohet të jetë shkaqet kryesore.

Gjatë edicionit të sivjetmë të Paris Motor Show që zhvillohet gjatë tetorit, do të ketë mungesa të dukshme përfshirë Fiat, Alfa Romeo, Jeep, Volkswagen, Lamborghini, Bentley, Ford, Nissan, Mitsubishi, Mazda, Aston Martin, Rrolls-Royce dhe McLaren.

Tani, mospjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kompania Opel, që është themeluar nga një francez dhe konsiderohej krenaria e panairit të Parisit.

Prodhuesi i cili nuk ishte pjesë e panairit të Gjenevës, ka befasuar këtë vit kur deklaroi se nuk do jetë pjesë e organizimit.

Njëjtë sikurse edhe prodhuesit tjerë edhe Opel preferon të zhvilloje aktivitete private, në të cilat merr tërë vëmëndjen dhe e shpërndanë sipas dëshirës n platforma të ndryshme në internet.

“Kemi vendosur që produktet e reja, t’i prezantojmë në aktivitet që i planifikojmë dhe realizojmë vet”, ka thënë zëdhënësi i Opel.

Raportohet se gjatë Paris Motor Show 2016, kanë marrë pjesë më se dhjetëmijë gazetarë, duke e prezantuar këtë zhvillim në mënyrë më të mirë të mundshme. /Telegrafi/