LAJMI I FUNDIT:

Interesim në Izrael për dokumentarin gjerman mbi hebrenjtë e mbijetuar nga lufta

Interesim në Izrael për dokumentarin gjerman mbi hebrenjtë e mbijetuar nga lufta

Një dokumentar gjerman mbi 14 të mbijetuar të Holokaustit nga qyteti Vroklav, në perëndim të Polonisë, ka ngjallur interes të madh në Izrael, ku brezi i ri ka reaguar fuqishëm, deklaruan në Tel Aviv regjisorët e filmit, Karin Kaper dhe Dirk Szuszies.

Filmi që titullohet “Wir sind Juden aus Breslau” (“Ne jemi hebrenj nga Vroklavi” – emri polak i Breslaut), që prek edhe situatën aktuale në Poloni, do të shfaqet në kinematë e Tel Avivit, Jerusalemit, Haifas, Sderotit dhe Kolonit deri më 25 prill.


Në këtë film prezantohen 14 dëshmitarë okular hebrenj të cilët i mbijetuan terrorit nazist kur ishin të rinj, mes të cilëve edhe Anita Lasker Wallfisch, një prej të mbijetuarave të fundit nga Orkestra e Vajzave në Aushvic e cila mbajti një fjalim në janar në Parlamentin gjerman.

Në vitin 1929 jetonin rreth 25,000 hebrenj në Vroklav.

Premiera e filmit u dha në Vroklav në nëntor 2016. Ky film është shfaqur gjithashtu në SHBA dhe Britani të Madhe. /ATSH/