LAJMI I FUNDIT:

Intensiteti i stërvitjeve te Unitedi është ngritur për 50 për qind

Intensiteti i stërvitjeve te Unitedi është ngritur për 50 për qind
(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Nga të gjitha statistikat e grumbulluara nga stafi i Manchester Unitedit gjatë dy javëve të para të turneut parasezonal, ka tërhequr vëmendjen njëra prej tyre.

Intensiteti i lartë i punës që kanë bërë lojtarët deri më tani në Perth dhe Singapor është për 50 për qind më i lartë në krahasim me këtë periudhë në verën e kaluar në drejtimin e Jose Mourinhos.


Pikërisht këtë edhe e kishte premtuar Ole Gunnar Solskjaer për të ndërtuar një skuadër në formë më të mirë fizike, e cila do të jetë e gatshme të përballet me kërkesat e planit të lojës që do t’i kërkojë nga lojtarët e tij.

Të gjitha lajmet nga Man Utd
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

Qasja e trajnerit norvegjez ishte vërejtur që në momentin e kur e zëvendësoi Mourinhon në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi kishte rezultuar me një sërë rezultatesh të mira. Mirëpo, mungesa e përgatitjes fizike ishte fajësuar për uljen e nivelit në vijim të sezonit.

Po ashtu, edhe për lëndimet e lojtarëve është fajësuar pikërisht përgatitja jo e mjaftueshme fizike. Për këtë arsye, trajneri është zotuar që ta ngrejë kondicionin e skuadrës, ashtu që lojtarët e tij të jenë në gjendje maksimale për nevojat e ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori