LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane: Zero Hedge shpërndarëse e propagandës së Kremlinit, pesë media po drejtohen nga spiunët rusë

Inteligjenca amerikane: Zero Hedge shpërndarëse e propagandës së Kremlinit, pesë media po drejtohen nga spiunët rusë

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë akuzuar faqen konservatore të lajmeve financiare Zero Hedge për shpërndarje të propagandës së Kremlinit dhe pretendojnë se pesë media që po dezinformojnë kundër Ukrainës, po drejtohen nga spiunët rusë.

Ata thanë se Zero Hedge, e cila ka 1.2 milionë ndjekës në Twitter, ka publikuar artikuj të krijuar nga mediet e kontrolluara nga Moska, të cilat më pas u shpërndanë nga medie dhe persona që nuk ishin në dijeni të lidhjes së tyre me inteligjencën ruse.


Në kushte anonimiteti, këta zyrtarë kanë informuar Associated Press se është diskutuar për burimet e ndjeshme të inteligjencës, si përpjekje e Administratës së presidentit Joe Biden për të zbuluar aktivitetin rus në Ukrainë, si pjesë për të ekspozuar lëvizjet e presidentit Vladimir Putin.

Po ashtu, këta zyrtarë kanë akuzuar Putinin për përgatitjen e operacionit “flamurët e rremë” për të krijuar një pretekst për një pushtim të ri të Ukrainës.

Media Zero Hedge ka qenë kritike e ashpër e Bidenit. Edhe pse është e njohur për mbulimin e lajmeve të tregjeve financiare kjo faqe gjithashtu mbulon politikën me një prirje konservatore.

Në muajt e fundit, Zero Hedge ka publikuar artikuj të shumtë që akuzojnë SHBA-në për nxitjen e panikut rreth Ukrainës, e cila tani përballet me mundësinë e një pushtimi rus. Disa nga këta artikuj janë shkruar nga persona të afërt me Fondacionin Strategjik i Kulturës.

Administrata Biden gjatë vitit të kaluar kishte sanksionuar Fondacionin me arsyetimin se kishe ndërhyrë në zgjedhjet e amerikane të 2020-së. Inteligjenca amerikane pretendon se drejtuesit e Fondacionit marrin direktiva nga Shërbimi i Jashtëm rus i Inteligjencës (SVR).

Dezinformimi prej kohësh është përdorur nga Putini kundër kundërshtarëve të tij, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe si një mjet në konfliktet rajonale të shoqëruara me sulme kibernetike dhe forca ushtarake.

Këta zyrtarë kanë identifikuar dy faqe të internetit që menaxhohen nga Fondacioni Strategjik i Kulturës. Tre faqe të tjera dyshohet se kanë lidhje me Shërbimin Federal rus të Sigurisë (FSB).

Oficerët e FSB-së kishin urdhëruar kreun e NewsFront, Konstantin Knyrikun që të shkruante artikuj që dëmtonin imazhin e Ukrainës. Sipas tyre, Knyrik është vlerësuar lartë nga oficerët e FSB-së për punën e tij.

Redaktori i PolitNavigator u kishte dërguar raporte FSB-së për artikujt e botuar dhe redaktori i Antifashist kishte marrë direktiva nga agjentët rusë për të fshirë materiale nga faqja.

Fondacioni akuzohet se kontrollon faqet e internetit Odna Rodyna dhe Fondsk. Drejtori i Fondacionit, Vladimir Maximenko që nga 2014-ta është takuar disa herë me drejtuesit e SVR-së.

Një manifest i publikuar në faqen e Zero Hedge, mbron përdorimin e autorëve anonimë. Shumë artikuj janë botuar me emrin Tyler Durden, një personazh i filmit “Fight Club”.

Kjo faqe ishte një përforcuese e teorive konspirative dhe dezinformatave në lidhje me pandeminë COVID-19. Gjithashtu, Zero Hedgre ka publikuar artikuj që “reklamojnë” imunitetin natyror ndaj sëmundjes.

Zero Hedge u citua gjithashtu në një raport të fundit nga Instituti për Dialog Strategjik duke treguar se si ekstremistët e djathtë po shfrytëzojnë dezinformatat për COVID-19 për të zgjeruar ndikimin e tyre. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori