LAJMI I FUNDIT:

Intel planifikon të prodhojë çipa për mihje të Bitcoin

Intel planifikon të prodhojë çipa për mihje të Bitcoin

Intel ka lënë të kuptohet se gjenerata e ardhshme e sistemeve të ‘minierës’ së Bitcoin mund të dërgohet me ngjitëse “Intel Inside”.

Kompania njoftoi planet për të diskutuar çipin “Bonanza Mine” për mihjen e Bitcoin, në panairin e saj të ardhshëm.


Bonanza Mine është përshkruar si një ASIC efikas dhe me kosto të ulët për nxjerrjen e Bitcoin, sipas të dhënave nga dokumentacioni i nënshkruar nga tre zyrtarë të Intel.

Për momentin, programi nuk tregon nëse Intel me të vërtetë planifikon të ofrojë Bonanza Mine si një produkt të përfunduar apo thjesht si një projekt kërkimor.

Intel ka njoftuar më parë planet për një blockchain, si dhe se ato nuk do të përfshijnë procesorë standardë ose karta grafike. Kjo nuk është një surprizë, duke marrë parasysh që ‘miniera’ e Bitcoin ka kohë që ka kaluar në ASIC.

Intel nuk ka lëshuar informacion mbi shkallën e hash-it, fuqinë ose nëse ASIC do të optimizohet vetëm për Bitcoin. /Telegrafi/