Intel shtynë ceremoninë e hapjes së themeleve për objektet e planifikuara në Ohio që synim kanë prodhimin e çipave, sepse qeveria amerikane end nuk i ka dhënë fonde kompanisë për këtë fabrikë, këtë e konfirmoi vetë kompania për The Verge.

Ceremonia, e cila fillimisht ishte caktuar të zhvillohej më 22 korrik, është shtyrë për një afat të pacaktuar në një përpjekje të mundshme për të shtyrë qeverinë e SHBA drejt miratimit të Aktit CHIPS.

Intel në fillim të këtij viti njoftoi publikun për planet e saj 20 miliardë dollarësh për ndërtimin e dy fabrikave në New Albany të Ohio, duke thënë se zgjerimi potencial në tetë impiante do të “varet shumë nga financimi prej Aktit CHIPS, transmeton Telegrafi.

Akti CHIPS ka synim dhënien e fondeve prej 52 miliardë dollarëve për kompanitë teknologjike, duke përfshirë këtu edhe Intel, për promovimin e prodhimit të çipave në SHBA. Ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar versionet e tyre për këtë ligj, por që finalizimi ka ngecur në Kongres.

Intel u tha ligjvënësve amerikanë dhe zyrtarëve të qeverisë, se shtyrja e ceremonisë po ndodh për shkak të paqartësive të krijuara nga ta në lidhje me Aktin CHIPS. Në deklaratën e dhënë për The Verge, zëdhënësi i Intel tha se “fushëveprimi dhe ritmi” i këtij projekti varet në fondet e Aktit CHIPS.

“Fatkeqësisht financimi nga Akti CHIPS ka lëvizur më ngadalë se që ne kemi menduar, dhe se nuk e dimë se kur do të përfundojë ky projekt”, shtoi tutje Moss. /Telegrafi/